Partizani i rikthehet fitores dhe tre pikëve që e largojnë nga zona e rrezikshme e play-out në Superiore.
Djemtë e teknikut italian Adolfo Sormani kanë fituar thellë kundër një Luftëtari tashmë të rënë nga kategoria, me rezultatin 8-1.
Protagonist i sfidës ka qenë padyshim sulmuesi shkodran Çinari, i cili arriti të shënoi 4 gola.
Janë pikërisht të sulmuesit të ri golat që zhbllokojnë ndeshjen në fillim të sfidës '9 dhe '16), që më pas nuk ka histori, edhe pse pas golit të tretë me Brojën gjirokastritët arrijnë të ngushtojnë rezultatin me një goditje dënimi të bukur të Griseld Likës.
Por sulmuesi 23-vjecar Eraldo Çinari sot dukej i papërmbajtshëm, edhe duke vlerësuar modestinë kundërshtarit. Ai mbyll pjesën e parë (’46) me një tjetër gol, dhe hap pjesën e dytë me një realizim që çon në katër bilancin e tij personal.
Ka kohë edhe për një autogol të mbrojtësit Dragoshi (’80) për realizimin e nigerianit Solomon dhe “vulën” në 11-metërsh të talentit Cara (’92). Një ditë e mirë për Sormanin, që sheh ekipin e tij më larg zonës së nxehtë, dhe me optimizëm të shtuar për ndeshjet që mbeten. (A2 Televizion)