Reali luan sot në Madrid, por jo në “Santiago Bernabeu”

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 14:36 | Futboll

Real Madrid do të presë sot Eibarin, por jo në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Për herë të parë në historinë e tij të shkurtër, stadiumi “Alfredo Di Stefano”, që ndodhet në kompleksin sportiv të klubit madrilen, do të mirëpresë një ndeshje të kategorisë së parë të kampionatit spanjoll.

Aktualisht, në Bernabeu po zhvillohen punime për rikonstruksionin e tij dhe ndeshjet në shtëpi, ekipi i Zinedine Zidane do t’i luajë në stadiumin e vogël.

Më poshtë disa kuriozitete mbi këtë impiant: (A2 Televizion)

  • Dani Carvajal, kur ishte ende fëmijë, ka vendosur gurin e parë të themelit të këtij stadiumi.
  • Stade de Reims ka qenë skuadra e parë e ftuar nga Real Madrid për të luajtur ndeshjen inauguruese të stadiumit
  • Goli i parë në këtë stadium është shënuar nga Sergio Ramos, në fitoren 6-1 të Real ndaj Reims.
  • Casillas; Salgado, Ramos, Mejía, Roberto Carlos; Beckham, Guti, Robinho, Zidane; Cassano dhe Raúl kanë qenë lojtarët e parë të Realit që kanë luajtur në këtë stadium.
  • Aktualisht, ky stadium ka një kapacitet prej 6 000 tifozësh.
https://www.youtube.com/watch?v=FWLbzbJVQ0o

A2 CNN Livestream

Latest Videos