
"Kërkoj falje me gjithë zemër, por mbetem në vendin tim për të kryer detyrën time me përulësi, gjithashtu për të kundërshtuar Vladimir Putinin dhe për të forcuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën”.
Kështu u shpreh kryeministri britanik Boris Johnson në lidhje me skandalin Partygate kur foli para deputetëve në Dhomën e Përfaqësuesve
Ai u pyet nga deputetët për herë të parë pasi u gjobit nga Scotland Yard për shkeljen e kufizimeve anti-Covid të vendosura nga qeveria e tij, për pjesëmarrje në një festë në qershor të 2020-ës, në të cilën u festua ditëlindja e tij në dhomën e kabinetit në Downing Street. (A2 Televizion)