Pas 11 ditësh luftimesh, hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 07:47 | Bota

Ka hyrë më në fund në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Armëpushimi hyri në fuqi rreth orës 02:00 të mëngjesit duke i dhënë fund 11 ditëve bombardimesh nga të cilat më shumë se 240 persona humbën jetën, shumica në Gaza.

Palestinezët u derdhën në rrugët e Gazës menjëherë pasi filloi armëpushimi. Si Izraeli dhe Hamasi pretendojnë fitoren në këtë konflikt.

Vendosja e ndalimit të luftimeve u përshëndet dhe nga presidenti i SHBA, Joe Biden i cili tha se armëpushimi solli mundësi të mirëfillta për përparim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos