Album i ri në horizont, Beyonce i jep adhuruesve lajmin e shumëpritur

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 20:14 | Showbiz

Beyonce i premton një album të ri adhuruesve të saj. Fituesja e një sërë çmimeve muzikore, zbuloi për revistën Harper Bazaar se punonte intensivisht në studio prej me shumë se një viti.

“Me izolimin dhe padrejtësitë që kemi përjetuar vitin e fundit, mendoj se të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të qeshim dhe dashurojmë sërish. Dua të jem pjesë e frymëzimit të arratisjes në çdo mënyrë të mundshme. Kam qenë në studio prej 1 viti e gjysmë”, pohon 39-vjeçarja.

Megjithatë ajo nuk dha një datë të saktë, apo detaje të tjera mbi albumin e ri. Beyonce ka publikuar 6 albume, dhe ka marrë  28 çmime Grammy duke u bërë artistja me e vlerësuar e te gjitha kohërave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos