Pas 3 muajsh ankthi kinezët “pushtojnë” vendet turistike, nuk i ndalin as qortimet e qeverisë

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 21:10 | Lifestyle

U desh një lajmërim i autoritetit që kontrollon parkun malor të Anhui këtë të shtunë, për të mbyllur dyert e njërës prej atraksioneve më të njohura kineze. Arsyeja nuk ishte koronavirusi, por e kundërta. “Është arritur limiti i 20 mijë personave që mund të hynë në park çdo ditë”, deklaruan përgjegjësit, duke zhgënjyer dhjetëra mijëra të tjerë, njëri afër tjetrit, që po përgatiteshin të shijonin një ditë të bukur dhe së fundmi pa ankth.

Ajo që mund të quhet, gjithsesi, është se pas 3 muajsh plot ankth për shkak të epidemisë së panjohur më pas të shndërruar në pandemi, kinezët nuk po durojnë më dhe sapo masat filluan të bëheshin më pak drastike, ato vërshuan në masë në destinacionet e brendshme më të njohura.

Parku i Anhiu është një shembull, një tjetër janë ujëvarat Bund në Shangai, totalisht të braktisura me javë të tëra, dhe tashmë sërish plot me vizitues. Restorantet kanë filluar të hapen, por nga kërkesa e shumtë i mirëpresin vetëm prenotimet.

Një rikthim në normalitet, por që për ekspertët kinezë është ende i parakohshëm. Sipas Zeng Guang, shefi i Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve, “Kina nuk është afër fundit të epidemisë, thjesht ka hyrë në një fazë tjetër”. Shqetësojnë rastet e kinezëve të kthyer nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët janë shkaktarët e ndezjes së disa vatrave të vogla, që për shembull ka rritur rastet në Hong Kong nga 317 në 900 në dy javët e fundit.

Mediat shtetërore kineze, si “Gazeta e Popullit”, po mundohen të shpërndajnë edhe online mesazhe që qortojnë dyndjet e personave dhe paralajmërojnë ndaj grumbullimeve masive, por nuk do të jetë e thjeshtë të shtrëngosh sërish 1 miliard e gjysmë kinezë t’i rikthehen ndjesisë së frikës të sapo kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos