Sizmologët: Toka po "dridhet" më pak, shenjë që njerëzit po respektojnë karantinën

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 15:47 | Lifestyle
Sizmologët: Toka po "dridhet" më pak, shenjë që

Në ditë të zakonshme, stacioni sizmologjik i Brukselit do të ishte ndër më të padobishmit në botë. I ndërtuar në shekullin e kaluar, ai ndodhej dikur në periferi të qytetit, siç këshillohet për këto godina që matin lëvizjet e Tokës. Zhvillimi i kryeqytetit belg ndër vite, e ka shndërruar periferinë dikurshme në një zonë tejet banuar, pothuajse qendrore, që e bënte të pamundur matjet sizmologjike.

Por në mars, stacioni i Brukselit u rikthye funksional. Sepse niveli i asaj që quhet zhurmë sizmike, pra lëvizjet e tokës të shkaktuara nga automjetet, trenat, makineritë rënda, është ulur me rreth 50%.

https://twitter.com/Seismologie_be/status/1240952099887865856

Diçka unike, natyrisht, që mundëson tashmë vrojtimin e atyre fenomeneve sizmike më modeste që deri më tani mbuloheshin nga përditshmëria perëndimore.

Studiuesit belgë nuk janë të vetmit. Kudo në botë po bëhen monitorime të tilla, me rezultate të ngjashme në metropole edhe më të mëdha si Londra ose, në anën tjetër të botës, në Los Anxhelos.  

Një dukuri e rrallë për t’u studiuar, por edhe vetëdija e trishtë që praktikisht e gjithë njerëzia ka ndaluar jetën normale, e kyçur në shtëpitë e tyre.

https://a2news.com/2020/03/26/koronavirusi-qe-infektoi-ajrin-ndryshimi-drastik-i-trafikut-ajror-ne-europe/

Një leksion i vogël në këtë pikë vjen prej një nga sizmologëve të parë që analizuan uljen e “dridhjeve” , belgu Lecocq. “ Mund t’i themi atyre që po mërziten në shtëpitë e tyre, që po mërziten padyshim edhe të tjerët nëpër botë. Të dhënat na tregojnë që karantina po respektohet kudo”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos