Jakov Millatoviç, Presidenti i ri i Malit të Zi

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 21:45 | Ballkani
Jakov Millatoviç, Presidenti i ri i Malit të Zi

Jakov Millatoviç ka fituar rreth 60,2% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, duke bërë që Millo Gjukanoviç (39,8%) të rrëzohet nga pushteti pas plot 30 vitesh.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar rreth 383 mijë votues ose 70,7%.

Jakov Millatoviç është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë më pak se tre vite më parë. Ai ka thënë se dëshiron që Mali i Zi të anëtarësohet në BE, megjithëse disa nga partitë që e kanë mbështetur kandidaturën e tij janë pro-ruse. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/02/mali-i-zi-voton-sot-per-zgjedhjen-e-presidentit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos