Pas 30 vitesh, ndahen “astronautët” e muzikës elektronike

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 18:52 | Showbiz

Pas pothuajse tri dekadash, ndahet grupi i njohur i muzikës elektronike, Daft Punk. Në 28 vite karrierë, dyshja franceze, që të paktën prej viti 2001 karakterizohet me veshjen tipike të astronautëve, ka qenë protagoniste e disa albumeve tejet të suksesshëm, duke i dhënë tjetër peshë kësaj rryme muzikore.

Dyshja Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo pati sukses të menjëhershëm me këngë si The New Wave dhe veçanërisht Da Funk, e cila u vlerësua dhe u përdor nga grupe të ndryshme dhe ikonike si Chemical Brothers.

https://www.facebook.com/daftpunk/posts/289510542526311

Ishte fillimi i një karriere gjithmonë e në ngjitje, nga Albumi Discovery i vitit 2001 te këngë si Harder, Better, Faster, Stronger, me të cilën fitojnë një Grammy Award.

Majën e suksesit si dhe për hapjen e tyre në diskotekat e mbarë botës, e kanë gjithsesi në vitin 2013, me albumin Random Access Memories, ku veçohet hiti botëror Get Lucky, një nga këngët më të dëgjuara të dekadës.

Një nga fotot e rralla të pamaskuar të dyshes franceze

Dyshja franceze dha lajmërimin e ndarjes sot, përmes një postimi ku marrin pjesë të filmit të tyre të vitit 2006, Electroma, që i sheh krah njëritjetrit, si astronautë që po i mbaron oksigjeni dhe koha.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos