
Në fund të sezonit përfundon edhe kontrata me Manchester City-n dhe spanjolli David Silva do të jetë një lojtar i lirë.
Janë disa opsionet për të ardhmen e spanjollit, por “Corriere dello Sport” shkruan se drejtuesit e Milanit ishin të parët që kanë komunikuar me agjentin e lojtarit për ta bindur atë që të vazhdojë karrierën me kuqezinjtë, edhe pse tashmë është në moshën 34-vjeçare.
Për Silva-n, alternativë mbetet Katari, por edhe MLS, konkretisht Inter Miami i mikut të vjetër, David Beckham. Megjithatë, më parë duhet të presim mbylljen e këtij sezoni dhe më pas hapjen e merkatos së verës. (A2 Televizion)