Ndërron jetë ish-trajneri që drejtoi Atletico Madrid, Realin dhe Barçën

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 08:40 | Futboll
Ndërron jetë ish-trajneri që drejtoi Atletico Madrid, Realin dhe

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare Radomir Antiç, ish-trajneri i cili ka drejtuar 3 skuadrat më të mëdha spanjolle.

Ai ka qenë trajner i Atletico Madrid, i Real Madrid dhe i Barcelonës.

Ky lajm ka tronditur botën e futbollit, ndërsa shkaqet e vdekjes së ish-trajnerit serb ende nuk janë bërë të ditura.

Për 17 vite, Antiç ka qenë futbollist profesionist, ku ka luajtur për Partizanin e Beogradit, Fenerbahcen, Zaragoza dhe Luton.

Në karrierën e tij si trajner, përveç 3 skuadrave të mëdha spanjolle, ka drejtuar edhe kombëtaren e Serbisë, si edhe në Kinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos