
Në momentin kur sezoni në Shqipëri u ndërpre, më 9 mars, Kukësi ndodhej në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë Superiore. Distanca prej 9 pikësh nga Tirana kryesuese nuk duket e pamundur për t’u rikuperuar, madje verilindorët nuk dorëzohen në garën drejt titullit dhe vijojnë përgatitjet.
Ashtu si kanë bërë edhe shumë skuadra të mëdha evropiane, futbollistët e Kukësit po kryejnë stërvitje online, nën vëzhgimin e stafit teknik, duke përfshirë trajnerin Orges Shehi dhe zv.trajnerin Rrahman Hallaçi. Një plan i detajuar stërvitor në kushte shtëpie, deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në fushë. (A2 Televizion)