Pas Afganistanit, në fund të vitit përfundon edhe misioni luftarak amerikan në Irak

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 22:54 | Bota
Pas Afganistanit, në fund të vitit përfundon edhe misioni

Pas Afganistanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhiqen, të paktën nga fronti, edhe në Irak, duke përfunduar një aventurë që nisi dy dekada më parë, pas atentateve në tokë amerikane të 11 shtatorit të vitit 2001.

Lajmin e dha vetë nga zyra e tij presidenti Joe Biden, i cili ndodhej pranë kryeministrit irakian Mustafa al-Kadhimi.

Nuk kemi një tërheqje të mirëfilltë si në Afganistan, por një ndryshim domethënës objektivash, për 2500 trupat amerikane  që gjenden në vendin e Lindjes së Mesme praktikisht nga viti 2003.

Sipas Biden, brenda vitit trupat amerikane do të tërhiqen nga detyrat luftarake, duke marrë një detyrë tjetër, më e përqendruar në trajnimet e burimeve njerëzore lokale, por edhe në aksione të inteligjencës ndaj një rikthimi të mundshëm të ISIS.

“Ne mbështesim forcimin e demokracisë në Irak dhe do të krijojmë mundësitë që zgjedhjet të shkojnë përpara në tetor”, deklaroi Biden.

https://a2news.com/2021/07/09/lufta-ne-afganistan-biden-te-gjitha-trupat-largohen-ne-fund-te-gushtit/

Vendimi, së bashku me atë ë Afganistanit, tregon për një ndryshim tashme të zyrtarizuar të prioriteteve në politikën e jashtme amerikane, ku Lindja e Mesme ka humbur prioritetin e saj, dhe vëmendja është e përqendruar tek rivali kinez, i vetmi që realisht shqetëson netët në Uashington.

Një gjë është e sigurt, pas 18 vitesh, misioni në Irak nuk do të cilësohet si “mision i përmbushur”,  siç ndodhi në 2003 pas vetëm 3 muajsh që tanket amerikane kishin hyrë në Bagdad. Në këto dy dekada, administrata amerikane ka mësuar të veprojë në Lindjen e Mesme me një realizëm të shtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos