Pas "dhuratës" për Ukrainën, Gjermania gati t’i shesë të paktën 54 tanke “Leopard 2” Norvegjisë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 15:36 | Bota
Pas "dhuratës" për Ukrainën, Gjermania gati t’i

Norvegjia planifikon të blejë të paktën 54 tanke “Leopard 2” nga Gjermania, por lë të hapur opsionin për të blerë edhe 18 tanke të tjera”, ndërsa planifikon t’i fusë gradualisht në inventarin e forcave të saj të armatosura në periudhën 2026-2031.

Sipas një deklarate të qeverisë së vendit nordik, grupi i parë i tankeve të reja pritet të dorëzohet në vitin 2026, shton deklarata, duke nënvizuar se qëllimi është “forcimi i aftësisë norvegjeze të mbrojtjes dhe gatishmërisë kombëtare”.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të mbrojtjes në Evropë, deklarata citoi kryeministrin Jonas Gahr Store të ketë thënë:

“Me blerjen e tankeve gjermane, ne sigurojmë që Norvegjia të ketë të njëjtin lloj tankesh si fqinjët tanë nordikë dhe aleatët tanë të ngushtë. Jemi duke krijuar gjithashtu lidhje më të ngushta të politikës së sigurisë me Gjermaninë”.

Qeveria tha se prokurimi ishte brenda kufirit të kostos prej 19.7 miliardë korona norvegjeze (1.96 miliardë dollarë), përfshirë kostot shtesë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/25/dorezohen-shba-e-gjermania-tanket-m1-abrams-e-leopard-2-se-shpejti-ne-ukraine/
https://a2news.com/2023/02/04/vijon-furnizimi-i-ukraines-me-tanke-leopard-2-portugalia-gati-ti-dergoje-mjetet-luftarake-ne-kiev/

A2 CNN Livestream

Latest Videos