Merkato Depay tek Inter, agjenti përgënjeshtron lajmin

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 10:42 | Futboll
Merkato Depay tek Inter, agjenti përgënjeshtron lajmin

Depay tek Inter? Agjenti i lojtarit përgënjeshtron çdo lajm për këtë transferim. Prej disa ditësh, në mediat spanjolle bëri bujë lajmi lidhur më një shkëmbim të mundshëm të Interit dhe Barcelonës. Katalanasit ishin gati të ofronin holandezin Depay në këmbim të sulmuesit argjentinas Joachim Correa edhe pse ky i fundit mund të lihej i lirë nga zikaltrit vetëm në formën e huazimin me opsion blerjeje.

Megjithatë, çdo gjë është hedhur poshtë nga agjenti i lojtarit holandez, i cili theksoi se Depay nuk do të transferohet në asnjë klub tjetër.

Paga e lartë e 28-vjeçarit mbetet një nga problemet kryesore të klubit katalanas. Ai iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë nga Lyon në verën e vitit 2021, por kontrata zgjat deri më 30 qershor.

Prej kohësh, dy klubet po bisedonin dhe për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi mes Marcelo Brozovic dhe ish-mesfushori i Milani-t, Franck Kessie, diçka që ka sjellë reagime të menjëhershme nga tifozët zikaltër të cilët nuk janë pajtuar aspak me këtë ide. Mbetet për t’u parë më ditët në vijim se çdo të ndodh ndonëse deri më tani ende nuk ka diçka konkrete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos