Pas mungesës ushqimore, Koreja e Veriut gati për dialog dhe konfrontim me SHBA

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 10:36 | Bota
Pas mungesës ushqimore, Koreja e Veriut gati për dialog dhe konfrontim

Mungesa në furnizimin me ushqime e detyroi të hidhte sytë nga pjesa tjetër e botës. Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shpreh i gatshëm për dialog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në të njëjtën kohë, kërkoi “përgatitje të plotë veçanërisht për konfrontim”.

Këto janë komentet e para të drejtëpërdrejta të udhëheqësit në drejtim të administratës së presidentit, Joe Biden. Koreja e Veriut më herët ka kundërshtuar dhe anashkaluar përpjekjet e qeverisë amerikane për të vendosur komunikim diplomatik.

Komentet e Kim Jong-un erdhën pas një takimi me liderët e lartë të partisë komuniste në Penian, ku prej ditësh zhvillohet mbledhja e Komitetit Qendror. Direktivat e udhëheqësit të Koresë së Veriut ishin “veçanërisht për përgatitje të plotë për konfrontim në mënyrë që të mbrohet dinjiteti i shtetit dhe interesi për zhvillim të pavarur.

Sipas medias publike, KCNA, është kërkuar dhe garantimi i mjedisit paqësor për sigurinë e vendit konunist. Kim Jong-un, tha se Koreja e Veriut do të reagojë “ashpër dhe menjëherë” ndaj çdo zhvillimi dhe do të përqëndrojë përpjekjet për mbajtur një kontroll të qëndrueshëm të situatës në gadishullin Korean. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos