
Elon Musk nuk është i vetëm në vështirësitë që po kalojnë gjigantët e rrjeteve sociale. Duke filluar nga dita e sotme, mijëra punonjës të Meta-s, që përfshin ndër të tjerat edhe Facebook, do të largohen nga puna si pasojë e humbjeve të mëdha që kjo kompani amerikane po pëson muajt e fundit.
Sipas burimeve të Financial Times, kompania ka humbur rreth 65 miliardë dollarë gjatë këtij viti, për një seri faktorësh të ndryshëm, nga politikat më të rrepta për reklamat, shpërthimi i punës online si pasojë e pandemisë, te konkurrenca e fortë e TikTok që ka tërhequr brezat e reja, por edhe te dështimi fillestar në investimin në “Metavers”.
Vendimi i Zuckenberg, që ka premtuar të paktën 4 muaj rrogë për të larguarit, vjen pas një arsyetimi të ngjashëm të Elon Musk, i cili javën e kaluar zyrtarizoi largimin e pothuajse gjysmës së stafit pas blerjes së tij të Twitter, për shifrën 44 miliardë dollarë. (A2 Televizion)