Pas përplasjes së dy Apache-ve, SHBA jep urdhrin e prerë: Asnjë helikopter në ajër

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 09:03 | Bota
Pas përplasjes së dy Apache-ve, SHBA jep urdhrin e prerë:

Ushtria amerikane ka dhënë urdhër të menjëhershëm që asnjë helikopter të mos ngrihet në ajër, veç atyre me misione kritike, pas dy aksidenteve fatale të fundit.

Ky urdhër vjen vetëm një ditë pasi dy helikopterë Apache u përplasën në Alaskë, duke u marrë jetën 3 pilotëve, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Shefi i Shtabit, James McConville, tha se pilotët do të kryejnë një trajnim shtesë dhe më pas do të jenë të gatshëm të fluturojnë sërish. Më 20 mars, 9 ushtarë ndërruan jetë pas përplasjes së dy helikopterëve Black Hawk në Kentaki.

Ndërsa në aksidentin e Alaskës, zyrtarët e ushtrisë amerikane bënë me dije se ngjarja ndodhi gjatë një misioni stërvitor, ku dy helikopterët Apache u përplasën në ajër. Helikopterët e tipit AH-64 Apache ishin të bazës Fort Wainëright, pranë Fairbanks. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/28/perplasen-dy-apache-t-amerikane-humbin-jeten-3-pilote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos