Pas takimit me Vucic, Lajçak: Ai e kupton seriozitetin e situatës në veri

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 20:48 | Kosova
Pas takimit me Vucic, Lajçak: Ai e kupton seriozitetin e situatës

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u takua me presidentin serb, Aleksandar Vucic, në kërkim të një zgjidhjeje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

“Ai e kupton seriozitetin e situatës.”, shkroi Lajçak në Twitter.

Një ditë më parë zyrtari i BE u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe me të Dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Lajçak është takuar edhe me komandantin e KFOR dhe shefin e EULEX dhe ka deklaruar se tensionet e krijuara në veri si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë nuk i ndihmojnë askujt.

''Kemi ardhur në këtë moment dhe nuk dua t’ia drejtoj gishtin dikujt tani, por dua të them se jemi të përkushtuar të bëjmë më të mirën për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë”, ka thënë Lajçak pas këtyre takimeve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/14/borrell-pas-takimit-me-kurtin-dhe-vucic-kemi-nje-plan-per-tejkalimin-e-krizes-ne-veri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos