Pas tërmetit, “Gjeologjiku” nën ujë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 13:17 | Aktualitet

Fakulteti i Gjeologji Minierave është një prej godinave më të dëmtuara nga tërmeti i të shtunës. Por sikur të mos mjaftonte kjo, shirat e një nate më parë kanë “ndihmuar” në përkeqësimin e situatës. Klasat dhe ambientet e tjera të Universitetit janë gjetur nën ujë nga punonjësit, të cilët kanë nisur pastrimin e tyre, duke mbledhur ujin me kova. Energjia elektrike është ndërprerë për të lejuar punonjëset e pastrimit që të punojnë pa u rrezikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos