
Një ditë pas tubimit të mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mësohet se presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim mbrëmjen e së martës me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Meta u takua me kreun demokrat edhe para tubimit të së hënës, ndërsa Basha ishte i pranishëm në manifestim, së bashku edhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, por nuk mbajtën fjalim.
Meta firmosi në bulevard dekretin që kthente në Parlament ligjin e betimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa theksoi se do të presë deri në 15 mars dhe nëse dekreti nuk zbatohet, do të shpërndajë parlamentin. (A2 Televizion)