“Një kafe të lutem”, roboti mahnit klientët, pastron edhe tavolinën

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 09:57 | Kapur në kamera

Një robot barist mahniti vizitorët në panairin e 28-të të Teknologjisë së Lartë të Kinës (CHTF), që u zhvillua të premten në Shenzhen, në provincën Guangdong të Kinës jugore. Pasi përgatiti kafen dhe ia dorëzoi klientes vetëm pasi ajo e kapi siç duhet gotën plastike, ai pastroi edhe tavolinën.

Veronica, një vizitore nga Italia, provoi kafenë e përgatitur nga roboti dhe u shpreh: “Nuk e kisha menduar kurrë se do të mund të pija kafe të përgatitur nga një robot. Kjo është si e ardhmja”, u shpreh ajo.

“Një kafe të lutem”, roboti mahnit klientët, pastron

Panairi, i njohur si “Ekspozita numër 1 e Kinës për Shkencën dhe Teknologjinë”, po zhvillohet në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave Shenzhen World, në distriktin Bao'an.

Edicioni i këtij viti i CHTF-së shtrihet në një sipërfaqe totale prej 400 mijë metrash katrorë dhe ka mbledhur rreth 5 mijë kompani dhe institucione nga më shumë se 120 vende dhe rajone të botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos