
85 lekë për çdo fletë votimi do të marrin katër partitë që arritën të merrnin mandate parlamentare.
KQZ ka përllogaritur vlerën për çdo fletë, ku pjesën më të madhe do ta marrë Partia Socialiste si forca që grumbulloi më shumë vota në 25 prill me plot 65 291 390 lekë.
Forca e dytë është Partia Demokratike, por një pjesë të parave do të duhet ta ndajë me aleatët që i kishte brenda listës si PDIU, PR, PAA, PBDNJ, LZHK.
Vlera e një flete votimi do të miratohet në mbledhjen e radhës të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, vendim i cili i hap rrugë edhe vendimit tjetër që lidhet me financimin e partive politike. (A2 Televizion)