
Partia Demokratike ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillin Kombëtar.
Janë 300 anëtarët që do të zgjidhen nga lista, jo më pak se 30% femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35 vjeç.
Emrat e kandidatëve, (që mund të konsultohen këtu) janë propozuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndërsa përzgjedhja do të bëhet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet të shtunën.
Më herët, Kryesia e Partisë Demokratike kishte miratuar raportin e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit pavarësisht debateve mes dy nënkryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. (A2 Televizion)