Pas temperaturave të larta dhe zjarreve në vendin tonë disa qarqe janë përfshirë nga shirat që kanë shuar flakët në veri të vendit, por edhe stuhi që kanë sjellë dëme, duke rrëzuar pemë.
Në parkun e Drilonit dhe në të Pogradecit stuhia e erës ka rrëzuar pemët shumëvjeçare, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Punëtorët kanë nisur largimin e tyre. Pranë bashkisë bëhet me dije se do të verifikohen pemët në park dhe ato të vjetrat do të priten për të mos rrezikuar të tilla ngjarje që mund të shkaktojnë të lënduar.
Një aksion të tillë bashkia e nisi disa muaj më parë për prerjen e pemëve të vjetra, por u përball me reagime të qytetarëve se po prisnin parkun. Ndërsa situata e krijuar sot tregoi se ndërhyrja duhet të vijojë, thonë specialistët. (A2 Televizion)