Zjarret në pyje, specialisti: Janë dëme që sjellin pasoja të pallogaritshme

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 14:11 | Aktualitet
Zjarret në pyje, specialisti: Janë dëme që sjellin pasoja

Zjarret e rëna ditët e fundit në zona me pyje në qarkun e Korçës, përveç dëmeve ekonomike të drejtëpërdrejta, kanë shkaktuar për një periudhë më afatgjatë dëme, të cilat për inxhinierin e pyjeve Avni Myrte vlerësohen si të pallogaritshme.

Sipas tij, pylli është jetë që rregullon funksionimin e një ekosistemi të tërë dhe djegia sjell për pasojë prishjen e këtij ekosistemi. Zjarret në pyje midis të tjerash kanë dëmtuar edhe habitatet e kafshëve të tokës dhe të ajrit.

Inxhinieri i pyjeve përcakton edhe kohën që duhet për të rigjeneruar një pyll. Ndërkohë, sipas tij shkrumbimi i pyjeve ka 30 vjet që vazhdon në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos