Pasagjerja godet me grusht stjuardesën, i thyen dy dhëmbë

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 10:40 | Bota

Një stjuardesë ka mbetur me shenja në fytyrë dhe dy dhëmbë të thyer pasi u godit me grushte nga një pasagjerë gjatë një fluturimi nga Sacramento për në San Diego më 23 maj.

BBC shkruan se ngjarja ka ndodhur për shkak të vendosjes së maskës, ndërsa kompania e fluturimit tha se konflikti nisi pasi pasagjerët nuk po ndiqnin udhëzimet standarde të uljes. Një grua dëgjohet duke thënë: “Ne do të ngremë padi kundër jush”. Më pas, një tjetër pasagjere godet me grusht në fytyrë stjuardesën, ndërsa pasagjerët e tjerë mundohen të ndalojnë konfliktin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos