Ulja me forcë e avionit, Lukashenko takon Putin: Kam dokumente për incidentin

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 19:59 | Bota
Ulja me forcë e avionit, Lukashenko takon Putin: Kam dokumente për

Bjellorusia ka prova që mbështesin motivet për devijimin me forcë të avionit të linjës Athinë-Vilnius dhe arrestimin e aktivistit opozitar. Presidenti  Alexander Lukashenko, udhëtoi për në Soçi të Rusisë për t’i treguar disa dokumente homologut, Vladimir Putin, që sipas tij, i japin të drejtë për atë çfarë ndodhi.

“Ata janë gjithmonë keqadashës. Ju I dini mir këto, por unë do t’ju informoj. Në sajë të marrëdhënieve të bazuara nëbesim, kam sjellë disa dokumente. Do iu tregoj ato që ta kuptoni më mirë situatën.”, u shpreh Lukashenko.

Putin, që deri më tani kishte qëndruar jashtë këtij debati, doli në mbështetje të Lukashenkos duke marrë shembull një situatë të ngjashme që kishte ndodhur në vitin 2013 në hapësirën ajrore të disa vendeve të Bashkimit Europian.

“Ka qenë një kohë kur ata zbarkuan aeroplanin e Presidentit bolivian. Ata e shoqëruan Presidentin nga avioni. Dhe asgjë, vetëm heshtje.”, tha Putin.

Ngjarja ka shkaktuar një zemëratë ndërkombëtare. Bashkimi Europian ka goditur Bjellorusinë me sanksione të ashpra dhe e ka cilësuar hapësirën ajrore të këtij shteti të pasigurtë për udhëtimet me pasagjerë.

Si kundërpërgjigje, Rusia pengoi së fundmi fluturimin e dy avionëve nga vende të BE-së për në Moskë, duke thënë se rrezikohet siguria e tyre pasi do të evitonin kalimin në Bjellorusi. Kremlini nuk pranon që vendimi ishte për shkaqe diplomatike por thekson se ishte diçka vetëm teknike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos