Pasi humbi titullin, s’kanë fund telashet për Djokovic (VIDEO)

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 17:25 | Sporte të tjera
Pasi humbi titullin, s’kanë fund telashet për Djokovic (VIDEO)

Novak Djokovic ka zbritur nga froni, pasi humbi ndeshjen përballë të 20-vjeçarit Carlos Alcaraz, mirëpo telashet për të nuk kanë të sosur.

Pasi ishte drejt humbjes, Djokovic përplasi raketën në shtyllën e rrjetës. Raketa e shkatërrua e ndërsa edhe shtylla u dëmtua. Për këtë arsye ai u gjobit 7,104 euro, gjoba më e madhe individuale e vendosur në vitin 2023.

Mirëpo, duhet thënë se gjoba për Djokovic është e papërfillshme, pasi ndonëse fitoi vendin e tyre ai ka marrë  1.4 milionë dollarë, e ndërsa ka një pasuri neto që shkon 240 milionë dollarë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Z9eVo5PHfx4

A2 CNN Livestream

Latest Videos