Boksieri shqiptar Kristian Prenga nderohet me çmimin e lartë në SHBA

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 12:01 | Sporte të tjera

Kristian Prenga, një nga boksierët më të mirë shqiptarë, ia ka dalë të mbajë lart flamurin kuqezi në Amerikë, duke arritur rezultate të rëndësishme.

E për këtë, së fundmi, Kryetari i Bashkisë së Garfield, Richard Rigoglioso dhe menaxherja e qytetit, Erin Nora Delaney i dorëzuan atij çmimin “Çelësi i qytetit”.

Ka qenë vetë Prenga që ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke mos harruar të falënderojë të gjithë për mbështetjen.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Kryetarin e Bashkisë të Garfield NJ Z. Richard Rigoglioso dhe për menaxheren e qytetit Zni Erin Nora Delaney për mikpritjen e ngrohtë dhe për vlerësimin me çmimin “Çelësi i Qytetit. Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjitha orët që unë dhe ekipi im kemi kaluar duke punuar”. (A2 Televizion)

Reagimi i Kristian Prengës në rrjetet sociale

A2 CNN Livestream

Latest Videos