Pasi “mësoi” gjithë historinë e artit, veprat e robotit artist shiten për mijëra dollarë!

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 17:38 | Kulturë

Ndoshta epoka e akademive të artit ka përfunduar. Madje, edhe vetë profesioni i piktorit.

Ndoshta në një të ardhme të afërt veprat artistike do firmosen jo nga njerëz të gjallë por nga mjeshtër të mbushur me… giga informacioni.

Shën Gjergji dhe dragoi, i pikturuar nga kompjuteri AICAN

Pararoja e tyre mund të jetë AICAN, një software i realizuar nga laboratorët Rutgers’ Art & Al, i cili pasi ka analizuar mbi 80 mijë vepra arti të 500 viteve të fundit, ka filluar të realizojë veprat e tij origjinale.

Një nga ekspozitat e AICAN

Të ekspozuara në qytete të ndryshme amerikane dhe jo vetëm, disa prej tyre kanë arritur në ankand vlera që tejkalojnë 15 mijë dollarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos