Kriza ekonomike që po pason pandeminë e Covid-19 ka lënë pas një armatë të papunësh. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve flasin për 71 mijë persona që kanë humbur vendet e punës gjatë dy mujorit mars - prill, teksa Banka Botërore paralajmëron se papunësia në Shqipërisë, si pasojë e koronavirusit do të rritet në nivelet alarmante të 25%. Një ritëm rritje gati dyfish më i lartë se ai i Maqedonisë së Veriut, ku parashikohet rritje e papunësisë me 11%. E ftuar në A2 Business: Elona Shahini, eksperte për ekonominë, pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. (A2 Televizion)
Pasojat e Covid-19 në tregun e punës dhe në ekonomi
