Më shumë se 700 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë në orët e para të së hënës, ndërsa me mijëra të tjerë janë plagosur. Tërmeti ishte aq i fuqishëm sa që është ndjerë nga Izraeli deri në Rusi. Dëmet më të shumta janë shkaktuar në Siri dhe në Turqi, ku janë konfirmuar më shumë se 700 të vdekur, por ekziston frika se viktimat janë me mijëra. (A2 Televizion)















































