S&P skanon ekonominë, vlerësimi B+: Rreziqet, informaliteti dhe PPP

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 13:15 | Ekonomi
S&P skanon ekonominë, vlerësimi B+: Rreziqet, informaliteti dhe

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poors ka mbajtur të pandryshuar notën për Shqipërinë, duke konfirmuar vlerësimin aktual në B+. 

Në rishikimin e saj të fundit, agjencia vlerëson se borxhi publik pritet të ulet nën nivelin e 60% deri në fund të vitit 2022. 

Në këtë drejtim, edhe pse nuk konstaton pengesa për huamarrje në tregun e brendshëm, vlerëson mundësitë që qeveria t’i drejtohet tregjeve të huaja duke shfrytëzuar interesat e ulëta. 

Teksa konfirmon perspektivën e qëndrueshme, agjencia konstaton një sërë rreziqesh për ekonominë e vendit në të ardhmen, që lidhen me informalitetin, rritjen e moderuar të kreditimit si dhe rreziqet që vijnë nga kontratat koncesionare PPP.

Niveli i lartë i përdorimit të euros në vend evidentohet po ashtu si një tjetër rrezik i shtuar për ekonominë e vendit, që me gjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të reduktuar përdorimin e valutës, duket se nuk kanë dhënë efektin e pritshëm.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos