Patozi: PS ta gëzojë fletën pa emra, PD-së t'i rrojë logoja, gjykata e pavarur vendosi sot të kënaqë të dyja partitë

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 20:45 | Politikë
Patozi: PS ta gëzojë fletën pa emra, PD-së t'i

Lideri i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të ndryshuar logon e partisë që drejton, me arsyetimin se mund të ngatërrohet me atë të Partisë Demokratike.

Patozi  e quan vendimin një karikaturë, që kënaq njësoj të dyja partitë e mëdha, PS dhe PD.

“Çfarë karikature! Domethënë këta kanë vendosur sot që të na caktojnë si logo në fletën e votimit, një gjë që nuk e kemi dërguar ne dhe që nuk është e jona, por që këta mendojnë se na shkon. Duke i vënë shkelmin çdo ligji dhe çdo dispozite, pa merakun më të vogël, mu në mes të mexhlisit dhe në sy të të gjitha kamerave. Nuk na mbetet tjetër veçse t’i falënderojmë dhe t’u lutemi të na tregojnë se kush e ka realizuar grafikisht, se mbase i detyrohemi edhe atij ndonjë lek, kaq qesharake është historia”.

https://www.facebook.com/astrit.patozi/posts/4022444414482098

Sipas tij, “Gjykata e pavarur vendosi sot të kënaqë njësoj të dyja partitë e mëdha, në kurriz të një force të re politike. Njërës i dha fletën e votimit, kurse tjetrës logon. Ky është edhe thelbi i kryetarokracisë, në fakt, edhe arsyeja pse ne kemi dalë në tregun e ideve dhe pse jemi në këto zgjedhje. Se këta e sundojnë bashkë dhe arbitrarisht Shqipërinë në kurriz të gjithë të tjerëve”. Rilindja” ta gëzojë fletën e votimit pa emra, sepse Edi Rama e do parlamentin që të ketë vetëm numra dhe jo deputetë...Ndërsa Lulit t’i rrojë logoja, sepse vetëm ajo i ka mbetur. Ne menduam se PD e kishte garën me PS-në, por ata e paskan pasur me ne”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos