
Partia Lëvizja Socialiste zotohet se pas fitores së opozitës më 25 prill do të hiqet moratoriumi i gjuetisë.
Nënkryetari i saj, Petrit Vasili deklaroi se Rama po mashtron gjuetarët se do të hapë gjuetinë, ndërkohë që buxheti i shtetit po humbet miliona euro nga ky aktivitet.
Vasili thekson se Shqipërisë i duhet një europian per gjuetinë dhe monitorimi i zbatimit te tij.
“Moratoriumi i Gjuetise do te hiqet!! Ky Moratorium i sherbeu vetem fshehjes se mbjelljes se kanabisit dhe gjuetise se paligjshme!
Qeveria Rama po i mashtron prej vitesh gjuetarët dhe shoqatat e gjuetarëve se do te hapte gjuetinë. Por, jo as nuk e hapi, dhe nuk e hap dot, pasi gjahtaret do te beheshin deshmitare dhe do tu prishnin qetësinë kultivuesve të kanabisit në male dhe në fusha e qe mbrohen e mbeshteten nga Edi Rama dhe qeveria e rilindjes.
Ndaj, LSI angazhohet që pas fitores se 25 prillit do bëjë të mundur se bashku me Opoziten e Bashkuar qe të hiqet nje here e pergjithmone në parlament Moratoriumi i gjuetisë të vendosur nga Rama. Janë miliona euro qe gjeneron ky aktivitet dhe që i mungojnë prej vitesh pa asnje arsye buxhetit të shtetit.
Gjuetia e bazuar në ligj dhe në marreveshjet nderkombetare nuk cënon asgjë nga Fauna e eger. Nje ligj europian per Gjuetine dhe monitorimi i zbatimit te tij kjo i duhet Shqiperise.
Duhet të ndalohen urgjentisht gjuetia e shfrenuar, naten me drita bile edhe me arme zjarri luftarake e pushtetarëve dhe e mbështetësve të tyre. Pra ne do ta heqim kete Moratorium e do ta hapim gjuetinë dhe ky eshte zotim pa kthim.”, deklaron Vasili. (A2 Televizion)