Për Ditën e Pavarësisë, Baba Mondi bën homazhe në varrin e Sami Frashërit në Turqi

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 14:43 | Aktualitet

Me rastin e festës së ngritjes së Flamurit 110 vite më parë, Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vizitoi të dielën vendprehjen në Stamboll të patriotit të madh të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri.

Kryegjyshi, duke kujtuar luftën e patriotëve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare për liri e pavarësi, bëri një lutje për kombin dhe vendin tonë, që shqiptarët të ecin në rrugën e të parëve dhe të punojnë siç e deshën ata Shqipërinë.

Në fund të lutjes, Kryegjyshi mbuloi dhe vendosi flamurin kombëtar në varrin e Sami Frashërit, si homazh për punën e tij në ditën e shënuar për kombin shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos