Zyrtarizohet marrëveshja përfundimtare për koalicionin opozitar. Në momentet e fundit është ndryshuar emri i koalicionit nga “Shqipëria fiton”në “Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim”. Në këtë mënyrë PD ka ruajtur emrin e vet dhe siglën e vet duke lehtësuar identifikimin nga elektorati. Marrëveshja është firmosur nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Bamir Topi, Nard Ndoka dhe të tjerë opozitarë. Emri i ri i koalicionit është gati identik me atë të vitit 2009, ku garoi nën siglën e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”. (A2 Televizion)
"PD-AN", aleatët firmosën në PD marrëveshjen e koalicionit
