Hoti: Kam zotimin e Bashës që taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 16:20 | Politikë
Hoti: Kam zotimin e Bashës që taksa e Rrugës së Kombit do

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ka marrë një premtim nga kreu i PD, Lulzim Basha, se do të heqë taksën e Rrugës së Kombit, kur të vijë në pushtet.

“Kam zotimin e zotit Basha që ajo taksë do të hiqet”, tha Hoti, gjatë një prononcimi për mediat pas takimit të zhvilluar në selinë e PD. “Është premtim i hershëm i imi”, shtoi Basha. “I kam kërkuar kryeministrit Hoti që të bëjmë gjithçka për të ndihmuar turizmin shqiptar. Në Velipojë të vetmit turistë që kam takuar ishin nga Kosova. Duhet të punojmë që në këtë kohë të vështirë, të ndihmojmë turizmin”.

Sa i përket zhvillimeve në Kosovë, Basha shtoi se PD ka vendosur të mbështesë qëllimin e dialogut Kosovë-Serbi, që sipas Bashës, është përfundimi i tij me njohje reciproke. “Dua të shpreh besimin se në drejtimin e kryeministrit Hoti dhe mbështetjen e të gjitha forcave politike, Kosova do të dijë t’ia dalë mbanë, pavarësisht situatës aktuale politike, drejt një synimi të përbashkët, që është një shtet i fortë, demokratike, sovran dhe i pavarur në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos