PD dhe LSI, kallëzim penal për rrëzimin e dekretit të Metës

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2018, 14:11 | Politikë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë depozituar në Prokurori një kallëzim penal për procedurën e ndjekur në Kuvend që solli rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për rikthimin e ligjit për dividendin.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, tha për A2 se kallëzimi shkon në radhë të parë për kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili është personi përgjegjës për gjithë veprimet që janë kryer në këtë proces.

“Shqyrtimi dhe rrëzimi i dekretit pa kaluar 12 orë nga administrimi në kuvend është rast i vetëm dhe i paprecedent në historinë e parlamentarizmit shqiptar në 28 vite”, thuhet në kallëzim”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos