Shkruhet histora në ndeshjen Dinamo-Partizani! 4 penallti për të njëjtën skuadër në derbi

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 23:34 | Futboll

Shkruhet histora në ndeshjen Dinamo-Partizani! 4 penallti për të

Partizani ka fituar ndaj Dinamos 1-4, teksa ndeshja vendosi rekord. “Të kuqtë” gjuajtën plot 4 penallti në këtë derbi.

Dy të parat u humbën dhe dy të tjerat përfunduan në rrjetë. Në një derbi të kryeqytetit, nuk ishin parë ndonjëherë për të njëjtën skuadër 4 penallti në 90 minuta, shkruan A2.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të kuqve, pasi Valentino Murataj përfitoi nga një gabim i Loran dhe shënoi me kokë. Në këtë pjesë, Partizani humbi penalltinë e parë.

Në pjesën e dytë, Ysni Ismaili shkaktoi penalltinë e dytë dhe të tretë. Teqja priti penalltinë e dytë të sfidës që u godit nga Hjumen. Fadairo shënoi penalltinë e tretë, për 3-0.

Penalltinë e katërt dhe të fundit e fitoi Xhuliano Skuka, teksa e shkaktoi Teqja. Skuka ia doli po ashtu që ta dërgonte topin në rrjetë. Rezultati 1-4 u vulos në favor të kuqve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos