
Mesila Doda, kandidate e PDIU në Tiranë, ishte e ftuar mbrëmjen e së hënës në Absolut 4 nga ku foli edhe për akuzën e ngritura gjatë ditëve të fundit ndaj Partisë Socialiste për përdorim të të dhënave personale të qytetarëve.
Ajo u shpreh se shqiptarët vëzhgohen gjatë gjithë kohës dhe ky është një krim i rëndë. “Përdorimi i të dhënave personale është krim penal dhe shumë i rëndë. Përdorimi i të dhënave është një histori skandali. Nuk ke asnjë punë me të dhënat e mia personale. Fare. Realisht, jemi në “Big Brother”. Syri të vëzhgon nga sipër duke parë gjithçka”.
Më tej, ajo u shpreh se opozita aktuale do të triumfojë ndaj kësaj mazhoranca më 25 prill. “PD ka një histori të cilën nuk mund ta blejë askush. Ne kemi zhbërë sistemin komunist, Ramiz Alinë e jo më këtë diktatorin me çorape të kuqe”, u shpreh Doda. (A2 Televizion)