“PD fshihet pas një copë letre”, Balla: Negociatat për presidentin i vijojmë me 2 grupet e tjera

Nga A2 CNN
26 Maj 2022, 19:28 | Politikë
“PD fshihet pas një copë letre”, Balla: Negociatat

Taulant Balla hodhi fajin në kampin opozitar për dështimin e konsultimeve me opozitën për zgjedhjen e presidentit. Nga kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se: 

“Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që t’i mendon se o pranohet o rrëzohet. Është rrëzuar ai propozim në tërësi” 

Por, përballë refuzimit të demokratëve, socialistët po vijojnë të kërkojnë votat e grupe të tjera.

“Kam komunikuar me dy grupet e tjera parlamentare të opozitës me të cilat do të vijojmë edhe në javë të vijim. Negociatat mes tyre do të vazhdojnë. E ka shumë gabim se ne nuk e kemi legjitimitetin, ne i kemi votat, por do donim që të zgjidhej me 84 vota. Nëse nuk do të ushtrohet kjo e drejtë nga opozita ne do të ushtrojmë të drejtën tonë”, tha kreu i grupit. 

Balla përshëndeti caktimin e emrave nga opozita për dy komisionet parlamentare, territorialen dhe zgjedhoren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos