Në mbledhjen e dytë të Këshillit të Mandateve, PD ka kërkuar që raporti të shqyrtohet në seancën plenare të ditës së nesërme dhe t’i jepet sa më shpejt autorizimi organeve të drejtësisë për arrestimin e Arben Ahmetaj. Por, anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve nuk janë dakord. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është shprehur se çështja duhet të shqyrtohet në seancën plenare të javës së ardhshme, që do të zhvillohet të hënën në orën 17:00. (A2 Televizion)
PD kërkon që Parlamenti të vendosë nesër për arrestimin e Ahmetaj, PS javën që vjen
