PD-LSI sqarojnë propozimin për hapjen 100% të listave

Nga A2 CNN
25 Korrik 2020, 14:24 | Aktualitet

Pas propozimit në Këshillin Politik, opozita e cilëson gënjeshtër dhe qëllim tinëzar të kryeministrit Edi Rama idenë se listat e hapura nuk mund të funksionojnë me koalicionet parazgjedhore. Oerd Bylykbashi ka sjellë një fletë votimi si shembull për të ilustruar se përse hapja e listave dhe ruajtja e formulës aktuale për koalicionet është e mundur. Ai tha se fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama dhe se do të vazhdojë të jetë e thjeshtë. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos