
Partia Demokratike do të mbledhë në orën 18:00 Këshillin Kombëtar. Në takim do diskutohet vendimi i Kryesisë së PD-së për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
Kjo Aleancë do të krijohet në 61 bashkitë si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që sipas PD-së po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.
Krijimi i Aleancës Qytetare vjen si intensifikim i aksionit politik për të ndaluar maxhorancën për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. (A2 Televizion)