PD nis sot protestat, ndalesa e parë Mati

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 08:53 | Politikë
PD nis sot protestat, ndalesa e parë Mati

Partia Demokratike nis sot turin e protestave në rrethe, duke kërkuar krijimin e një qeverie kalimtare, si të vetmen zgjidhje për atë që e cilëson një krizë politike në vend.

Ndalesa e parë e protestave do të jetë Mati, ndërsa paralelisht, kryetari i PD, Lulzim Basha, do të vijojë edhe turin e takimeve me qytetarët në Fier dhe Mallkastër.

Demokratet kanë zgjedhur kështu të inkurajojnë në disa forma angazhimin e qytetarëve për protestën e madhe të 16 shkurtit në Tiranë, përmes protestave në rrethe të tjera dhe ftesës që Basha i bën qytetarëve në kuadër të turit të tij.

https://a2news.com/2019/02/01/pd-prezanton-programin-ekonomik-te-kthehet-taksa-e-sheshte/

Një ditë më parë Basha prezantoi programin ekonomik të Partisë Demokratike në një tryezë me biznese. Lideri i opozitës prezantoi paketën e masave për sipërmarrjen dhe kthimin e ekonomisë shqiptare në tërheqëse për investitorët e huaj.

Përveç protestave, PD dhe opozita kanë deklaruar se do të rikthehen në Parlament vetëm për çështjet me ndjeshmëri për qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos