Partia Demokratike ka publikuar emrat e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, të cilët u votuan gjatë së shtunës në Kuvendin e Partisë.
Në lista vihet re mungesa e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristanit, si dhe ish-kandidates për kryesinë e PD, Edith Harxhi.
Të shumtë janë emrat e rinj që spikasin, duke nisur nga Marash Logu, juristi që ka përfaqësuar Partinë Demokratike në KAS, te djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi.
Të tjerë të përzgjdhur janë dhe kandidatët të cilët nuk arritën të merrnin një mandate depueteti në zgjedhjet e 25 prillit, si futbollisti Gentian Muça, apo moderatorja Oriela Nebiaj.
Anëtar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur dhe Andi Lila, ish-futbollisti i Kombëtares, i cili ka shfaqur hapur mbështetjen e tij për demokratët në zgjdhjet e fundit.
Anëtarët e rinj do të caktojnë dhe kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar, post që aktualisht mbahet nga Bujar Nishani. (A2 Televizion)