PD: Shqipëria, e fundit në rajon për shërbimet shëndetësore

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 11:16 | Politikë
PD: Shqipëria, e fundit në rajon për shërbimet

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin mbi të dhënat e cilësisë së jetës “Numbeo”, ku  thuhej se Shqipëria renditet e fundit në Europë për shpenzimet buxhetore në shëndetësi.

Me anë të një deklarate, Gazment Koduzi theksoi se përgjesës për këto shifra janë aferat korruptive të kryera nga qeveria e Edi Ramës.

“Në rajon, Shqipëria u rendit e fundit si për indeksin e shërbimeve dhe atë të shpenzimeve buxhetore për shëndetësinë, krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën, sipas indeksit që ndërtoi databaza e të dhënave mbi cilësinë e jetës “Numbeo” për vitin 2022, ku pikë më të ulëta kanë marrë: cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve. Pandemia tregoi dështimin e sistemit shëndetesor, dhe sipas Transparency Internacional “pandemia u përdor gjithashtu si një justifikim për të reduktuar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien për prokurimet publike dhe shpenzimet e ndihmës së huaj, duke lejuar që korrupsioni të përhapet gjerësisht”. Paratë e shqiptarëve shkojnë në PPP korruptive, jo për shërbime shëndetësore”, tha Koduzi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos