
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të Lulzim Bashës këtë të diel, i cili tha se Berisha dhe kandidatët e tij s’kanë asnjë lidhje me PD.
Në reagim theksohet se ka ikur koha kur “kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin për pazare ka marrë fund”.
“E mirëkuptojmë mllefin e Lulzim Bravës ndaj votës së lirë që ka zëvendësuar zarfet dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin për pazare ka marrë fund.
Sot, për herë të parë, demokratët zgjodhën të lirë kandidatët me të cilët do të përfaqësohen denjësisht në zgjedhjet e 6 marsit.
Në ndryshim nga kandidatët e pengut të Edi Ramës, kandidatët fitues paraqiten me dinjitet para qytetarëve si produkt i një procesi të lirë e të ndershëm.
Vetëm të bashkuar do të risjellim shpresën dhe fitoren”, mbyllet reagimi. (A2 Televizion)